Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjenden mbetje mortore në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin viktimës së luftës në Kosovë

schedule09:42 - 14 Tetor, 2026

schedule 09:42 - 14 Tetor, 2026

MITROVICË – Mbetje mortore të një personi janë gjetur në Mitrovicë, ndërsa dyshohet se i përkasin një viktime të luftës së fundit në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila njofton se më 13 tetor 2026, gjatë zbatimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë gjetur mbetje eshtërore njerëzore në varrezat e fshatit Shipol, në komunën e Mitrovicës.

Operacioni është realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.



Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet dyshohet se i përkasin një viktime mashkull me shtetësi kosovare.

Pas gjetjes, mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të vijojnë procedurat e nevojshme për ekzaminimin dhe identifikimin e tyre.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e mundshëm të personit apo rrethanat e sakta të vdekjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!