Pas akuzave të PD-së, reagon ARRSH

schedule18:51 - 12 Nëntor, 2018

schedule 18:51 - 12 Nëntor, 2018

Pas akuzave të Partisë Demokratike për projektin e “Unazës së Re”, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka deklaruar se prokurimet janë zhvilluar në përputhje me rregullat dhe parashikimet ligjore. Sipas ARRSH, nuk ka për kompani “offshore” dhe nën sekuestro, ndërsa në dispozicion të operatoreve ekonomikë janë vënë 37 ditë kalendarike për përgatitjen e ofertave, nga minimlalisht 30 ditë, që kerkohen, bazuar ne rregullat e prokurimit publik. “Referuar dokumenteve te tenderit, janë krijuar te gjitha hapesirat e nevojshme per shoqëritë vendase ose të huaja ne paraqitjen e ofertave dhe plotesimin e kritereve te dhëna në dokumentet e tenderit” thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!