Një 50-vjeçare në Sarandë është vënë në pranga pasi u kap duke trafikuar një të mitur. Mësohet se 50-vjeçarja B. M, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap në flagrancë rreth orës 14.30.
Gruaja po trafikonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.
Kujtojmë se Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët. Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte.
I ati i Ronaldos ka treguar se kjo nuk ishte hera e parë që 12-vjeçari largohej nga shtëpia, por asnjëherë nuk kishte ndodhur që të mos kthehej. Nuk dihet ende se drejt cilit destinacion po tentonte ta trafikonte të miturin gruaja në Sarandë. s.b/abcnews.al/