Guardiola: Tebas të mësojë nga Premier League, Pedri ta refuzojë Olimpiadën

schedule23:39 - 5 Korrik, 2021

schedule 23:39 - 5 Korrik, 2021

Pep Guardiola pëlqen të flasë troç dhe së fundmi ka shënjestruar presidentin e La Liga, Javier Tebas, që po ushtron presion te Barcelona për të reduktuar harxhimet, teska është shprehur se qëndrimi i Messit është shumë i vështirë.

Trajneri i Manchester Cityt bën Tebas fajtor për këtë situatë sepse shprehet se ai “fut hundët” për harxhimet e ligave të tjera dhe nuk shet si duhet produktin e La Liga. Ndërkohë, ai i bën thirrje Pedrit të refuzojë pjesëmarrjen në Olimpiadë.

“Premier Legaue ka menaxhim shumë të mirë dhe Tebas mund të mësojë nga kjo. Ndoshta futbolli është biznesi i vetëm në të cilin njerëzit që duan të investojnë janë të zhgënjyer. Nuk e kuptoj sepse kjo ndikon shumë te klubet.

Çfarë problemi ka nëse Manchester City, United, Chelsea apo Liverpool duan të investojnë? Klubet si i yni nuk duan të fitojnë nga futbolli. Ata ri-investojnë çdo fitim në mënyrë që klubi të rritet dhe të gëzojë tifozët. Ndërkohë ekziston edhe kontrolli i të ardhurave, që është Fair Play Financiar.

 

 

Produkti duhet të shitet më mirë dhe të paguhet më shumë për të drejtat televizive. Nëse Tebas, që thotë se di më shumë se kushdo dhe e vendos veten në ‘shtëpinë’ e të tjerëve nuk e di këtë, duhet ta mësojë.

Ndoshta në këtë mënyrë Barcelona, Atletico, Real Madrid a Valencia do të kenë më shumë burime financiare dhe do investojnë. Nëse Tebas do e shiste La Liga-n më mirë, Barcelona do e kishte më të lehtë të mbante Messin.

 

Pedri duhet të refuzojë të shkojë në Lojërat Olimpike. Mendoj se kaq është shumë për të. Një garë në verë mjafton. Messi shkoi në Olimpiadë në 2008 sepse nuk luajti në Botëror dhe në Copa America.

Ferran Torres dhe Rodri mund të kishin shkuar në Olimpiadë, por ata tashmë janë në Euro 2020. Është shumë. Ne lojtarët i paguajmë shumë mirë dhe ata i shërbejnë klubeve. Shkuarja në Europian është shumë e mirë, por kaq mjafton”, tha Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!