Aksion në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë, shtatë të arrestuar

schedule10:59 - 30 Qershor, 2021

schedule 10:59 - 30 Qershor, 2021

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe ka vënë në pranga shtatë zyrtarë.

Arrestimi i tyre është bërë në kuadër të aksionit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, i cili po zhvillohet në disa qytete të Kosovës. Aksioni është zhvilluar nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve.

Kujtojmë se Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka paralajmëruar mbrëmë se prokuroria dhe organet e ndjekjes nuk do të ndalen deri në zbardhjen e rasteve abuzive në ministrinë që drejton.

Peci në një dalje televizive ka konfirmuar se është kontaktuar nga organet e krimeve ekonomike dhe se do të vazhdojë të ofrojë informacione lidhur me keqpërdorimet në ministri.

“Në kategorinë e subvencioneve është borxhi i madh, involvimi i zyrtarëve që një numër i konsiderueshëm i tyre janë me aktakuza të ngritura, një numër janë nën hetim dhe në paraburgim dhe sipas të gjitha gjasave  ka indikacione që kjo nuk përfundon me kaq sepse vala e parë dhe e dytë e arrestimeve në të kaluarën mund të prek edhe zyrtarë të tjerë dhe kjo e vështirson punën në ministri.  Unë po supozoj që fakti që aty ka ekzistu një zinxhir në ndërmarrjen e veprimeve në marrje dhe dhënie ryshfeti unë besoj që prokuroria nuk kanë me u ndalë deri në zbardhjen e rasteve”, tha Peci. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!