362 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në Greqi

schedule17:48 - 28 Qershor, 2021

schedule 17:48 - 28 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 362 raste të reja me COVID. Autoritetet kanë zbuluar 187 raste në Atikë, 50 në Athinë dhe 15 në Selanik.

Ndërkohë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12,682.

Numri i pacientëve të intubuar aktualisht është 215, prej të cilëve 66.5% janë burra ndërsa mosha mesatare e tyre është 67-vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 39 pacientë të rinj. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!