Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 375 raste të reja dhe 12 viktima nga koronavirusi. Nga 375 raste, 201 u zbuluan në Atikë dhe 22 në Selanik. 238 pacientë janë të intubuar.
Krahasuar me një ditë më parë kemi një ulje të rasteve, pasi të premten ishin 395, ndërsa sot 375. Edhe përsa i përket fataliteteve ka një ulje të fortë, 9 viktima më pak se dje.
Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.
Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur portat për turistët./ db/ Abcnews.al