Gjilani duket se e ka vëmendjen te lojtarët me eksperiencë në Superiore dhe po mundohet të vjelë disa nga më cilësorët në treg. Michael Ngoo prej kohësh flitet për një rikthim në Superiore.
Vllaznia ishte në negociata me të dhe Tirana gjithashtu thuhet se i ka bërë ofertë. Por javëve të fundit mësohet se Gjilani është vënë në veprim për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Tiranës.
Zëri.info raporton se janë bërë lëvizjet e para dhe në ditët në vazhdim do ketë të tjera lëvizje. Me siguri dardanët mund t’i plotësojnë dëshirat financiare të Ngoo, por mbetet për t’u parë sa i bindur është ai për të luajtur në Kosovë.
28-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Enosis në Qipro, ku luajti minuta të pakta dhe nuk shënoi asnjë gol. Një sezon më parë te Tirana ai shënoi 13 gola dhe dhuroi 15 asiste. /abcnewës.al

