Franca ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Euro 2020, por një gjë e tillë nuk ndryshon asgjë në lidhje me duelin e mbrëmjes së nesërme ndaj Portugalisë (Puskas Arena, 21:00), përballjes mes kampionëve të Europës dhe botës.
Objektivi është fitorja dhe vendi i parë në grupin F. Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps shfaqet i qartë në prononcimin e mediave, teksa vlerëson shumë skuadrën kundërshtare.
“Nesër do të zbresim në fushë për të marrë rezultatin maksimal. Objektivi i Francës është i qartë: duam vendin e parë në grup. A na motivon më shumë fakti që mund t’i shkaktojmë eliminimin Portugalisë? Jo, e them sinqerisht.
All to play for on the final day in Group F #EURO2020 pic.twitter.com/SdnAejfqMa
— B/R Football (@brfootball) June 19, 2021
Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, kemi ambicie për ta mbyllur grupin F si kryesues. Na pret një ndeshje e nivelit të lartë, i njohim mirë pikat e forta të Portugalisë. Edhe ato i dinë mirë pikat tona të forta.
Portugalia është një nga kombëtaret më të mira të Europës, kanë shumë cilësi dhe kualitet“, deklaroi trajneri i kampionëve të botës, që do të futen në fushë vetëm për fitore. /abcnews.al