Vetëm një rast me COVID në 24 orët e fundit, humb jetën 83-vjeçari nga Tepelena

schedule16:57 - 21 Qershor, 2021

schedule 16:57 - 21 Qershor, 2021

Fronti i luftës kundër COVID ka regjistruar sot një tjetër fitore. Në 24 orët e fundit në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast i ri me COVID nga 1542 testime të kryera në total. Është fjala për një qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë. Një 83-vjeçar nga Tepelena i cili po merrte trajtim mjekësor në spital nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1542

Testime totale 777, 492
Raste pozitive 132,491
Raste të shëruara 129,929
Raste Aktive 107
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36
Tiranë 31
Durrës 11
Berat 8
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Kukës 2
Gjirokastër 1
Korçë 1
Fier 1

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!