Abcnews.al, ka siguruar videon e momentit të arrestimit të 22-vjeçarit Endri Zaja, i cili ishte shpallur në kërkim pasi disa ditë më parë kishte aksidentuar me makinë një grua italiane dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në momentin e arrestimit, mësohet se 22-vjeçari po relaksohej në plazhin e Durrësit, kur agjentët e policisë të veshur civilë i kanë vënë prangat.
Policia njofton se 22-vjeçari rezulton po ashtu të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë. Konkretisht në datë 10 qershor ai ka vjedhur një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Katër ditë më vonë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M./abcnews.al/