Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Christian Eriksen si Blind dhe Nwabueze, DBU bën publik planin për mesfushorin

schedule10:39 - 17 Qershor, 2021

schedule 10:39 - 17 Qershor, 2021

Morten Boeson, përmes Federatës Daneze të Futbollit, ka zbuluar atë që do të ndodhë me Christian Eriksen pas asaj që i ndodhi në ndeshjen kundër Finlandës në EURO 2020.

Mesfushori do të vendosë një pajisje, e quajtur ICD, në zemër. Të tillë kanë vendosur edhe lojtarë të tjerë, si Daley Blind që luan në nivele të larta me skuadrën e Ajax, apo Kyrian Nwabueze, nigeriani që doli golashënues në Superiore me Laçin sezonin e shkuar.

Federata Daneze e Futbollit, në rrjetet sociale shkruan në lidhje me Eriksen: “Pasi Christian ka bërë një sere ekzaminimesh është vendosur që ai do të bëjë një ICD (Heart Starter). Kjo pajisje është e nevojshme pas një arresti kardiak për shkak të luhatjeve në ritmin e zemrës.”



“Christian e ka pranuar këtë zgjedhje dhe plani është konfirmuar nga specialistë kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilët janë të gjithë të mendimit se Christian duhet ta marrë këtë lloj trajtimi.”

“Kërkojmë dhe i nxisim të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij privatësinë që ka nevojë gjatë kësaj kohe”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!