Vllaznia humbet lojtarë të rëndësishëm në prag të sezonit të ri futbollistik. Herald Marku pritet të zyrtarizohet te Partizani, ndërkohë që edhe Aleksandar Isaevski nuk ka rinovuar.
Mbrojtësit të krahut të majtë i ka përfunduar kontrata dhe bisedimet nuk janë mbyllur me firmë, por me shtrëngim duarsh dhe urim suksesesh për të ardhmen.
Isaevski ka qenë një nga pikat më të forta te Vllaznia, që i bën një “dhuratë” klubeve të tjera duke mos rinovuar. Mbrojtësi ka oferta të ndryshme dhe së shpejti do vendosë për të ardhmen. / abcnews.al