Finlanda përballet me Rusinë prej orës 15:00, ndërkohë që futbollistë e skuadrës vikinge kanë veshur në nxehje një fanellë të veçantë.
Në to kanë mbishkrimin “Bëhu mirë Christian”, duke i dërguar një tjetër mesazh mesfushorit Eriksen.
Danezi, në ndeshjen me Finlandën, u rrëzua dhe ra pa ndjenja, duke shkaktuar frikë të madhe te futbollistët dhe tifozët anembanë botës.
Eriksen u dërgua në spital dhe gjendja e tij tani është më e mirë. Së shpejti pritet që të dalë nga spital. /abcnews.al