Video me mesazhe emocionuese, EURO 2020 “gojëmjaltë” me Christian Eriken

schedule12:38 - 16 Qershor, 2021

schedule 12:38 - 16 Qershor, 2021

Christian Eriksen, mesfushori i Danimarkës, në ndeshjen kundër Finlandës në EURO 2020, ra pa ndjenja në fushë dhe e gjithë bota e futbollit u shokua nga ajo që ndodhi. Frika ishte e madhe për danezin, por tani ai është më mirë.

Federata Daneze e Futbollit ka publikuar së fundmi një video me mesazhe mbështetëse për Eriksen nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, si dhe nga lojtarë e trajnerë nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në EURO 2020. Disa prej tyre ua sjellim më poshtë, ndërsa në video mund t’i shikoni të plota.

Aleksander Ceferin (Presidenti i UEFA) – “I dashur Christian, ajo që ju ndodhi ju na bëri të vlerësojmë sa e rëndësishme është jeta. Ju urojmë të riktheheni sa më shpejt në fushë. Jini të sigurt që komuniteti i futbollist do të jetë krah jush”.

Valentino Lazaro (Austria): “E pamë të gjithë çfarë ndodhi dhe ishte një shok i madh për ne. Nuk mund ta imagjinojmë si ishte për ju dhe familjen tuaj. Nga e gjithë kombëtarja e Austrisë të urojmë rikuperim të shpejtë dhe rikthim në fushë”.

Jan Vertonghen (Belgjika): “Chris, na trembe të gjithëve. të gjithë te Belgjika e kanë mendjen te ju dhe familja jua. Pata fatin të flas me ty, shpresoj që gjithçka të tjetër”.

Luis Enrique (Trajneri i Spanjës): “Dua të çoj një mesazh për Chris dhe familjen e tij. Qëndroni të fortë dhe shpresojmë të rikuperohesh shpejt. Presim të shohim duke luajtur futboll sërish”.

Tim Sparv (Finlanda): “Përshëndetje Christian. Shpresoj të jesh mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi. E gjithë skuadra e Finlandës është me ju. Sot futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme. Shpresoj të jesh mirë dhe të marrësh ndihmën shëndetësore që të duhet. Shpresojmë të shohim në fushë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!