Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor për anikimimet për zgjedhjet e 25 prillit vendosi që të rrëzojë kërkesat për qarkun e Fierit. Marash Logu u shpreh për mediat se betejës së tyre për zbardhjen e “masakrës së 25” prillit do t’i shkojnë deri në fund.
Logu tha po ashtu se po përgatitet një strategji ligjore që do të ndiqet në Kushtetuese dhe deri në gjykatën e Strasburgut nëse do të lindë nevoja.
‘Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.” s.b/abcnews.al/