Merkato, rinovimi me Brdaric dhe privatizimi i Vllaznisë: Xhaferi hap “kartat”

schedule11:39 - 15 Qershor, 2021

schedule 11:39 - 15 Qershor, 2021

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë i cili është përfshirë në ankandin për të blerë aksionet e kuqebluve, ka folur sot para mediave në lidhje me rinovimin e trajnerit Thomas Brdaric dhe planet që kanë për të ardhmen. Mes të tjerash ai shprehet se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me biznesmenë të tjerë për të mirën e Vllaznisë.

“E quaj vazhdim bashkëpunimin me Brdaric, kishim vetëm diskutime teknike në lidhje me disa kushte. Patëm dakordësi dhe vazhdojmë projektin, pasi Vllaznia është në nivel tjetër. Shpresoj të kemi short të lehtë, nuk po i vë emër. Kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri, synimi është titulli dhe Kupa e Shqipërisë. Kemi nevojë të rritemi të gjithë së bashku, pasi kemi mungesë të infrastrukturës.

Po punojmë të bëjmë diçka të shpejtë. Kemi nevojë të përmirësohemi si skuadër dhe shpresoj që edhe procesi i privatizimit të mbarojë sa më shpejt, që të ecim e të rritim nivelin. Vështirësia për rinovimin? Infrastruktura ka qenë një pikë e vështirë për ta bindur Brdaric. Vjet kam besim se kemi dështuar prej infrastrukturës. Do mundohem të bëj maksimumin për këtë, bashkë me kryebashkiaken Voltana dhe me ndihmën e FSHF-së”.

9 mungesat në stërvitje? Disa lojtarë kanë njoftuar se nuk kanë pasur mundësinë të vijnë, për arsye të ndryshme. Ndonjë është me pushime. dikush tjetër nuk e ka kapur stërvitjen. Ka edhe nga ata që nuk rinovojnë. Do ketë prurje të reja, sot kanë ardhur dy në provë. Kemi pak kohë, pasi janë kupat e Europës përpara. Po tentojmë të gjejmë lojtarët e duhur që të plotësohemi dhe të rrisim nivelin.

A ka financa për merkaton? Pyetje e drejtë. Faktikisht duhet të përfundojë procesi i privatizimit. Kam marrëveshje 5-vjeçare si sponsor dhe ndoshta kemi bërë mbi mundësitë me statusin që kam. Sigurisht me status të ri do ketë investime të reja, me shumë rëndësi në infrastrukturë. Sezonin tjetër ekipi do ketë riformatim, duhen lojtarë edhe më cilësorë. Vllaznia i ka kapacitet për të arritur në ato nivele që do kampionati apo edhe më tej”.

Bashkëpunim me kompanitë që duan privatizimin? Çështja e privatizimit ka mbyllur fazën e parë. Dera e Vllaznisë është e hapur për të gjithë. Janë ofruar dashamirës dhe kompani që janë bërë publike. Nuk po përmend emra, por u jemi falënderues. Dera është e hapur edhe për ata që kanë marrë pjesë në ankand. Vllaznia është në kërkim të rritjes së nivelit dhe në këtë kontekst jemi të hapur dhe jemi në kërkim të më të mirës. Privatizimi është privatizimi është i logos. Ifrastruktura është e bashkisë. Duhet të vazhdojmë, por duhet ndihma e FSHF-së dhe qeverisë për të ecur përpara”.

Merkato? Ka shumë emra, po kërkojmë lojtarë cilësorë. Financat janë, u kam thënë stafit teknik që mos të kursehen për lojtarë të mirë”, është shprehur Xhaferi mes të tjerash për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!