Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer, Rama tregon sa doza kanë mbërritur deri tani

schedule22:29 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:29 - 14 Qershor, 2021

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 11 700 vaksina Pfizer. Me anë të një statusi në rrjetet sociale Rama shkruan se deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 967 mijë vaksina në total.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Aktualisht në Shqipëri vaksinën anti Covid e kanë marrë moshat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si mjekët, mësuesit, uniformat blu, punonjës të medias, turizmit apo transportit publik. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!