Mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza” 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.
Vaksinat u pritën në aeroport nga zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastarliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka falënderuar qeverinë greke për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për të luftuar pandeminë Covid.
Gjithashtu ministrja thekson se procesi i vaksinimit do të vijojë pa u ndalur për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
Njoftimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:
20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë.
Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë.
Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari./i.k/abcnews.al/