Italia do i kërkojë falje zyrtare Greqisë për shpalljen e luftës në 28 Tetor 1940. Deklarata u bë për mediat greke nga presidenti italian Matarella gjatë vizitës së tij një ditore në Greqi.
Presidenti italian, Sergio Matarella, do të kërkojë falje në emër të vendit të tij për shpalljen e luftës ndaj Greqisë në 28 Tetor 1940. Kreu i shtetit italian bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij një ditore në Greqi. Matarella u ftua nga homologu i tij Prokopis Pavlopulos, për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit kur lideri grek Joanis Metaksas refuzoi ultimatumin e Musolinit për të lejuar Italinë që të pushtonte Greqinë, duke e futur vendin në Luftën e Dytë Botërore. Sipas mediave greke, Matarella kërkoi falje dhe për vuajtjen që kjo luftë i shkaktoi popullit grek. Kjo është hera e parë që Italia kërkon falje zyrtare për ngjarjet e vitit 1940./abcnews.al