Batuta në kuvendin e Kosovës, Konjufca: Të nderuar kabinet qeveritar, që pritet të vini

schedule10:42 - 11 Qershor, 2021

schedule 10:42 - 11 Qershor, 2021

Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me batuta nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka bërë thirrje deputetëve që të jenë pjesë e seancës.

Konjufca e ka filluar seancën 15 minuta me vonesë dhe me thirrje për deputetët që të jenë pjesë e sallës së Kuvendit.

Deklarata e kryeparlamentarit ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve që ishin të pranishëm.

 “Të nderuar deputet, të nderuar kabinet qeveritar që pritet të vini në çdo moment. I hapi punimet e seancës sipas rendit të ditës të përgatitur nga kryesia”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Në Kuvend pos numrit të vogël të deputetëve, nuk janë parë as ministrat. Në seancën e sotme pritet që për dialogun të raportojë kryeministri, Albin Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!