Rama në Kuvend për lojrat e fatit: Ky vendim ndërpret burimet e krimit

schedule14:25 - 25 Tetor, 2018

schedule 14:25 - 25 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend sa i përket ligjit të ndryshimit për lojrat e fatit tha se kjo është kundërpërgjigjia e duhur për një shoqëri të prekur nga ky fenomen, për të prerë burimet e krimit. Sipas tij në Shqipëri ky fenomen ka përhapur kancer social dhe ka dalë jashtë kontrollit të shtetit, ndërkohë që theksoi se në të gjithë vendin operonin 5 mijë pika të paligjshme.

“5 mijë pika të paligjshme operonin asokohe, qindra sallone të paligjshme. Ajo që ne bëjmë sot është kundërpërjgigja e duhur në mes të një shoqërie të prekur nga ky fenomen dhe në Shqipëri ka përhapur kancer social në gjithë territorin, ka qenë i tëri jashtë kontrollit të duarve të vetme që e garantojnë këtë veprimtari që janë duart e shtetit eskluzivisht. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm se nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok qysh atëherë, por bëmë një kompromis në këndvështrimin tim të keq, ku për herë të parë theva dhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit që vjen”– theksoi Rama.

Sipas tij ky nuk është vendim i PS për socialistët, por ka një dobi të jashtëzakonshme për familjen, ekonominë dhe për të prerë burimet e krimit.

“Ky nuk është vendim i PS për socialistët, por asnjë arsye në botë nuk mund ta mbante përveç marrëzinë opozitën jashtë kësaj salle sot. Ëhstë një vendim që ka një dobi të jashtëzakonshme dhe të shumanshme, i dobishëm për familjen, ekonominë, për të goditur krimin në një nga vatrat e vet më aktive, për të prerë e tharë një nga burimet më të fuqishme të krimit të organizar.

Këtë vendim e mbështet mbi 70% e pupullsisë dhe mbi 90% e grave shqiptare. Ky vendim shkon përtej të gjitha dallimeve të politikës e debatit politik e shoqëror”. /abcnews.al