Zyrtare: Koha e rinovimeve, Egnatia “blindon” edhe një sulmues

schedule21:21 - 7 Qershor, 2021

schedule 21:21 - 7 Qershor, 2021

Egnatia vijon me konfirmimin e disa prej titullarëve më të rëndësishëm të sezonit të shkuar. I radhës që ka firmosur është sulmuesi Artur Magani.

“KF Egnatia njofton se ka rinovuar kontratën me sulmuesin Artur Magani, i cili do të jetë pjesë e Egnatias edhe në Kategorinë Superiore”, njofton shkurtimisht Egnatia.

Magani shënoi 11 gola në Kategorinë e Parë me fanellën e skuadrës nga Rrogozhina dhe do të rikthehet pas katër vitesh në Superiore.

Për herë të fundit sulmuesi 26-vjeccar kishte luajtur me Teutën në elitën e futbollit shqiptar. Më pas u transferua në Kosovë, ku ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit dhe Feronikelit. v.p /abcnews.al