Tirana kërkon të përforcohet dhe i ka hedhur sytë edhe nga Kosova. Në shënjestër është mesfushori me tipare sulmues, Engjëll Hoti.
24-vjeçari, i cili ka spikatur me skuadrën e Llapit, sipas RTV Dukagjini po kërkohet nga bardheblutë e kryeqytetit.
Hotit i përfundon kontrata në fund të muajit dhe Llapi nga ana tjetër kërkon ta zgjatë bashkëpunimin me një nga lojtarët e tyre kryesorë.
Mesfushori në të shkuarën ka luajtur në Gjermani, ku ka qenë pjesë e moshave të Kaiserslautern dhe Stuttgart.
Gjithashtu Hoti ka luajtur edhe me Kosovën U21. Për herë të parë në kampionatin dardan është aktivizuar me Trepça ’89, për të kaluar më pas te Llapi. /abcnews.al

