Izraeli ka shënuar 10 raste me Covid-19 në 24 orë, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë. Ky është numri më i ulët i të infektuarve që nga 14 Mars 2020, pra 15 ditë pas raportimit të rastit të parë.
Ndërsa numri i rasteve aktive në vend është ulur nga 193 në 122. Vendi ka shënuar vetëm një viktimë në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 6,416 që nga fillimi i pandemisë. Pothuajse gjashtë në dhjetë persona janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 deri më tani në Izrael./abcnews.al