Në 13 komuna të Kosovës Covid-19 është duke u zhdukur.
Në bazë të statistikave që janë publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë, në komunën e Leposaviqit, Zveqanit, Junikut, Mamushës, Parteshit, Zubin Potokut, Graçanicës, Novobërdës, Hani i Elezit, Shtërpcës, Mitrovicës së Veriut, Kllokotit dhe Ranillugut, aktualisht janë nën 10 raste aktive me këtë virus.
Në ndërkohë, në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 12 raste të reja./ Abcnews.al


