Rikthimi pas 6 viteve, Benzema: Ndjesi e mrekullueshme, kjo Francë krijon pafund

schedule15:13 - 3 Qershor, 2021

schedule 15:13 - 3 Qershor, 2021

Karim Benzema u rikthye të veshë fanellën e Francës pas 6 vitesh. Sulmuesi i Real Madrid e nisi si titullar miqësoren e mbrëmjes së kaluar ndaj Uellsit. Kampionët e botës fituan 3-0, teksa 32-vjeçari ishte i pafat.

Penalltinë që fitoi vetë nuk e shndërroi dot në gol, ndërsa në pjesën e dytë u ndal nga shtylla. Gjithsesi ishte vetëm një miqësore dhe Benzema nuk e sheh aspak problem mungesën e golit në deklaratën e dhënë për TF1.

Jam i lumtur për rikthimin në kombëtare, e gjykoj shumë pozitiv. Provova ndjesi të mrekullueshme. Kam lënë pas një sezon të vështirë, kemi luajtur shumë ndeshje. U ndjeva për mrekulli, një gjë e tillë më bën të ndihem mirë për të ardhmen.

Po përpiqemi të bëjmë sa më mirë, bashkë me Mbappe e Griezmann. Nuk ishte aspak e lehtë të luanim përballë një kundërshtari me pesë lojtarë në mbrojtje. Gjithsesi, ne e kemi kohën në dispozicion për të gjetur kiminë e duhur me njëri-tjetrin.

Zhvilluam një ndeshje të bukur, krijuam shumë dhe kjo ka rëndësi. Penalltia e humbur? Ndodh të gabosh, por e rëndësishme është të krijosh sa më shumë raste për gol. Ndeshjen e radhës do të bëj edhe më mirë“, theksoi Benzema. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!