Mirel Josa me shumë mundësi nuk do të jetë më trajner i Kukësit, edhe pse palët kanë programuar një takim ditën e nesërme, sikurse mëson abcnews.al.
Tekniku kryeqytetas e mori drejtimin e skuadrës verilindore në janar të këtij viti dhe nuk ia doli dot të arrinte objektivat e klubit.
Herë pas here ai ishte shprehur se nuk e mban kontrata te Kukësi dhe se do ulej të bisedonte me drejtuesit për të menduar më të mirën për të ardhmen.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e Josës, por nuk do të vonojë. Palët me shumë mundësi nesër shtrëngojnë duart dhe ecin në drejtimet e tyre në vijim. / abcnews.al