“Sergio Aguero është pozitiv me Covid-19 dhe ka humbur ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar 2022 me Argjentinën“. Ky është lajmi që qarkulloi pak minuta më parë në rrjet në lidhje me sulmuesin e ri të Barcelonës.
Gjithsesi, një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe 32-vjeçari latin është negativ e gëzon shëndet të mirë. “El Kun ka kryer pesë teste në javën e kaluar. Testi i djeshëm e nxori pozitiv, por AFA (Federata Argjentinase e Futbollit) kreu një tjetër test, që doli negativ.
#Agüero took 5 tests last week and yesterday’s AFA test result was positive, but they already did a more reliable test and the result was negative. In other words, yesterday’s test was a false positive. Agüero does not have COVID-19. The negative test ? pic.twitter.com/c1xxnEeesJ
— Veronica Brunati ? (@verobrunati) June 2, 2021
Kështu që testi i djeshëm ishte fals, Aguero nuk është i infektuar me Covid-19“, shkruan në Twitter Veronica Brunati, gazetarja e njohur argjentinase. Argjentina pret Kilin më 4 qershor, ndërsa pesë ditë më pas luan në Kolumbi. /abcnews.al