Një incident i pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Mitrovicë ku një grup personash me flamurin e Serbisë në dorë kanë sulmuar me fishekzjarrë policinë e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij incidenti.
Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës. Gjithashtu te ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës./abcnews.al