1886 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 27 pacientë

schedule16:51 - 1 Qershor, 2021

schedule 16:51 - 1 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1886 raste të reja me COVID. Numri i përgjithshëm i rasteve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 404 163 në total.

Mediat greke bëjnë me dije se 27 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me COVID, duke e çuar numrin e viktimave në 12,122.

Aktualisht në spitale, 482 pacientë janë në intubim. Në 24 orët e fundit u shtruan 202 pacientë të prekur me COVID. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!