“SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi”, Lajçak: Shumë shpejt do të mbahet takimi Kurti-Vuçiç

schedule11:14 - 1 Qershor, 2021

schedule 11:14 - 1 Qershor, 2021

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak gjatë konferencës, konfirmoi se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në.

Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak.

Gjithashtu zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Palmer më theksoi se SHBA është vetëm partner që ka si synim avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

“ShBA- ja e mbështetë fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë më dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre”, ka thënë Palmer.

/abcnews.al/