Të shtëna me armë në Podujeve, qëllohet nga dy makina

schedule21:06 - 31 Maj, 2021

schedule 21:06 - 31 Maj, 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë persona në Batllavë të Podujevës, të cilët dyshohet se kanë qëlluar në ajër me zrmë zjarri nga dy makina dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia në Podujevë sot rreth orës 17:00 ka marrë informatë për të shtëna me armë në shatin Batllavë të Podujevës. Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar edhe armë zjarri.

“Prishtinë, 31 maj 2021- Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar: – një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë, një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!