Kolegji Zgjedhor rrëzon PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër

schedule12:57 - 31 Maj, 2021

schedule 12:57 - 31 Maj, 2021

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PD Ivi Kaso dhe ai i LSI, Altin Kaziaj u shprehën se vendimin nuk e pranojnë.

Kaso tha se është i keqardhur që kërkesa e PD për prova shtesë nuk u pranua dhe që u vlerësua si kërkesë që nuk lidhet me fakte konkrete të ndodhura në Gjirokastër.

Sipas tij, fakte dhe prova të tjera do të dalin çdo ditë nga ajo që PD  e cilëson si masakra zgjedhore.

“Ne si PD nuk kemi hequr dorë dhe nuk do të heqim. Ky ka qenë një nga proceset elektorale, më të ndikuar nga interesat e mazhorancës, që ishte vendosur me çdo kusht që të mos i lejonte shqiptarët të votonin të lirë.”

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Kaziaj, i cili tha se vendimi u mor në një afat kohor shumë të shkurtër.

“Nuk ka si pranohet që dhënia e një vendimi në një afat kohor kaq të shkurtër, ky është absurditet…Në këto zgjedhje janë formatuar aq kërkesa, saqë në gjithë zgjedhjet e  tjera bashkë nuk kanë qenë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!