Eric Garcia do të jetë një nga afrimet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. 20-vjeçari lë Manchester Cityn pas finales së sotme dhe firmos me katalanasit si lojtar i lirë.
Këtë e konfirmon edhe vetë mbrojtësi në një intervistë për mediet spanjolle, ku shprehet se është një vendim i vështirë. Mbrojtësi do ketë mjaft konkurrencë në “Camp Nou”, por tregohet i sigurt për vendimin e marrë.
“Kam menduar për të ardhmen time dhe do transferohem te Barcelona dhe mendoj se është vendim i mirë. Mendoj se është vendim i guximshëm, por jam i bindur për hapin që kam hedhur”, u shpreh Garcia. /abcnews.al