Gigio Donnarumma nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë. Portieri nuk rinovoi me Milanin, që u ndal me një ofertë që shkonte deri në 8 milion euro në sezon.
Pretendimet e Mino Raiola ishin të paktën për 10 milion, ndërkohë që synonte kohëzgjatje 2-vjeçare dhe klauzolë largimi me një shifër modeste.
Milani u tërhoq dhe tani Barcelona shikohet si favoritë për shërbimet e portierit të Italisë, sipas Sky Sport Italia. Katalanasit janë të gatshëm ta marrin edhe nëse nuk largohet Marc-Andre ter Stegen.
Juventusi është një hap pas tyre, sikurse edhe PSG që rinovoi me Keylor Navas. Te bardhezinjtë situata ka ndryshuar pasi në krye të ekipit erdhi Max Allegri.
Trajneri ka një raport të mirë me Wojciech Szczesny, ndërkohë që edhe shumë klube nuk janë gati të paguajnë për portierin polak, i cili gjithashtu ka një pagë të lartë që shkon në 7 milion euro në sezon. /abcnews.al