Vetëm pak kohë pasi deklaroi se SHBA po I bën presion Greqisë, për të njohur Kosovën, një tejtër reagim ka ardhur nga presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiç në lidhje me këtë çështje.
Sipas asaj që ka deklaruar në mediat serbe, Vuçiç citohet se është siguruar nga Greqia se nuk ka për ta njohur Kosovën. Ai shtoi se konsultimet “e mëdha dhe të rëndësishme” për çështjen e Kosovës do të pasojnë në ditët në vijim.
Vuçiç mes të tjerash është ndalur edhe tek rikthimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. I pytur nëse Franca mund të marrë përsipër drejtimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, Vuçiç u përgjigj për TV Pink se “Do të flas në ditët në vijim. Është e rëndësishme për ne që të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe shtetërore dhe gjithçka tjetër në ditët në vijim”.
I pyetur në lidhje me pretendimet se Franca mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme, sipas së cilës veriu i Kosovës të merrte autonomi, dhe Kisha Ortodokse Serbe një status të veçantë, në këmbim të njohjes së Greqisë dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, ai tha se “Ne mund të flasim për këtë në ditët në vijim. Unë nuk do të flisja paraprakisht para se të dimë diçka”.
Vuçiç mes të tjerave ka shtuar se ka një lloj ndryshimi për sa u përket marrëdhënieve mes Greqisë dhe Kosovës.
“Unë pres të shoh, pasi që ka pasur disa ndryshime në marrëdhëniet, pavarësisht nëse është thjesht një zyrë tregtare ose ka një” ‘pikë interesi “midis Prishtinës dhe Athinës. Ne do të shohim se si do të shkojë, kështu që do të informojmë publikun”, tha Vuçiç. /abcnews.al/