Kolumbi, kapen 12 ton kokaine, sasia më e madhe në histori

schedule12:57 - 9 Nëntor, 2017

schedule 12:57 - 9 Nëntor, 2017

Policia kolumbiane sekuestroi 12 ton kokainë, sasinë më të madhe në historinë e vendit. Kokaina i përket organizatës së njohur kriminale kolumbiane Klani i Gjirit, dhe u gjet e fshehur në dy ferma në provincën veriperëndimore të Antiokuia, pranë kufirit me Panamanë. Vlera në treg e kokainës së sekuestruar është rreth 360 milionë dollarë. E përpunuar, droga do të ndahej në 11 milionë doza prej një gram, e duke llogaritur që do të shitej 60 dollarë një dozë, fitimi do të ishte 660 milionë dollarë

Presidenti kolumbian Huan Manuel Santos, i cili në muajin korrik nënshkroi marrëveshjen për paqe me guerrilasit e FARC. dha detaje të tjera për sekuestrimin në një konferencë për shtyp. Santos akuzohet se nuk mban një qëndrim të ashpër ndaj trafikantëve të drogës. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan një bashkëpunim më të madh nga Kolumbia, pasi në muajt e fundit prodhimi dhe eksportimi i kokainës në vend është shtuar./abc news