Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari

schedule10:46 - 23 Tetor, 2026

schedule 10:46 - 23 Tetor, 2026

Policia sekuestron 126 doza të dyshuara kokaine, me peshë rreth 109 gramë. I riu u ndalua gjatë një operacioni në aksin e vjetër Mamurras-Thumanë.

31-vjeçari Salvador Sula është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se udhëtonte me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur lëndë narkotike.

Operacioni policor, i koduar “Destinacioni”, u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit.



Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi S. S., 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.

Pas marrjes së informacionit për lëvizjen e tij, shërbimet e policisë organizuan kontrollet në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë. Në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit u konstatua dhe u ndalua automjeti taksi me të cilin udhëtonte 31-vjeçari.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale rreth 109 gramë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e organit të akuzës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!