Në Kosovë në vijim të procesit të vaksinimit pritet që gjatë kësaj jave të mbërrijnë 100 mijë e 620 vaksina.
Lajmi është bërë i ditur nga Programi Unicef, ku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se përmes COVAX Facility, do të mbërrijnë në Kosovë edhe 100 mijë e 620 vaksina.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë përmes këtij programi kanë mbërritur në Kosovë gjithsej 62 mijë e 400 vaksina.
“Që nga arritja e kontigjentit të parë prej 24,000 dozave të vaksinave COVID-19 në muajin mars, Kosova ka pranuar në total 62,400 doza të vaksinës përmes COVAX Facility.
Në ditët në vijim pritet të arrijnë në Kosovë përmes COVAX Facility edhe 100,620 doza tjera të vaksinës COVID-19”, thuhet në njoftimin e Unicef./abcnews.al


