Tjetër largim nga Partizani, lideri i mbrojtjes drejt kalimit në Bjellorusi

schedule20:59 - 24 Maj, 2021

schedule 20:59 - 24 Maj, 2021

Partizani pritet të pësojë disa ndryshime në sezonin e ardhshëm, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve mbyllin kontratat dhe kërkojnë një kalim jashtë vendit, në liga më të pasura dhe më cilësore.

Newsport bën me dije se Eneo Bitri do largohet nga Partizani pas mbylljes së sezonit dhe do kalojë në një ligë të shkelur më parë nga shqiptarët, teksa akullin e theu i pari Elis Bakaj.

Mbrojtësi i të kuqve flitet se ka marrëveshje paraprake me ish-klubin e Bakajt, Dinamo Brest, një nga më të mëdhatë në Bjellorusi. Prej kohësh kanë nisur bisedimet mes palëve dhe mbrojtësi ka shprehur pëlqimin e tij për të kaluar dhe ka mbetur vetëm akordi në lidhje me detajet e kontratës.

 

Këtë sezon Bitri është një nga lojtarët më të përdorur nga trajneri Ilir Daja, i detyruar edhe nga alternativat e pakëta në difensivë këtë sezon te Partizani.

Mbrojtësi ka zbritur në fushë 37 herë këtë sezon dhe ka shënuar 2 gola e dhuruar 1 asist. Bitri pritet të jetë largimi i dytë për këtë sezon. Ditën e djeshme ABC raportoi se sulmuesi Erald Çinari ka arritur marrëveshje me Samsunspor në Turqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!