Manchester City luan ndaj Everton, që është ndeshja e fundit në Premier Legaue. E fundit është edhe për Kun Agueron me fanellën e “Qytetarëve” në kampionat, ku luajti për 10 sezone dhe u bë legjendë e klubit.
Para ndeshjes lojtarët e Manchester Cityt kanë vendosur të nderojnë argjentinasin, duke i formuar një tunel dhe lëshuar ovacion me duartrokitje për gjithë atë që ka dhënë për klubin.
Ndërkohë, nuk kishte sesi mungonte nderimi i tifozëve në shkallët e stadiumit. Klubi kishte vendosur një baner gjigant, por tifozët kujtojnë atë gol të paharrueshëm të vitit 2012 në minutën e fundit ndaj Queen’s Parc Rangers, që i dha titullin klubit, në garë me United. /abcnews.al
https://streamable.com/ss09hz

