Real Madrid luftoi deri në javën e fundit për fitimin e titullit kampion, por trofeu i madh i shkoi Atletico Madrid këtë sezon. Roberto Carlos e gjen shkakun te gabimet arbitrare ndaj djemve të Zinedine Zidane, deklaratë që ka shkaktuar polemika të shumta në Spanjë.
“Mendoj se ka qenë një sezon shumë i mirë për ekipin, por i kushtëzuar patjetër. Të shohim nëse do t’i riparojmë në sezonin e ardhshëm problemet që kemi hasur: arbitrat, VAR, penalltitë e padhëna, prekjet me dorë në zonë të paakorduara, duart në zonën tonë…
Tentuam deri në fund për fitimin e titullit. La Liga është një gjë shumë serioze dhe nevojiten njerëz shumë seriozë për ta komanduar“, deklaroi ish-mbrojtësi i majtë brazilian, i cili veshi fanellën e “Los Blancos” për 11 sezone radhazi (1996-2007). /abcnews.al