Ibsen Elezi dorëzon kandidaturën për kreun e PD-së: Largimi i Bashës garanton shanse të barabarta

schedule11:14 - 22 Maj, 2021

schedule 11:14 - 22 Maj, 2021

Ibsen Elezi, ka dorëzuar në PD formularin e kandidimit për kryetar.

Në një komunikim për mediat, Elezi tha se vetëm dorëheqja e Lulzim Bashës garanton shanse të barabarta.

“Shancet e barabarta do të thotë që Basha të mos jetë më në PD”, tha Elezi.

Lexo edhe: Basha dorëzon formularin e rikandidimit për kreun e PD, 4 rivalë përballë

Më tej ai kërkoi që gara të jetë transparente, duke shtuar se Partia Demokratike meriton të ketë një përfaqësues dinjitoz.

“Nëse do të shoh një kandidat me pikëpamje të djathta do të jem ndjekësi i tij, Duke qenë se nuk pashë asnjë kandidat me pikëpamje të tilla vendosa të kandidoj vetë. Është e drejta themelore e çdo anëtari të kandidojë dhe ky është parimi i transparencës, brenda partisë.

Kjo vlen për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t’i kujtoj drejtuesve të strukturave që të kenë kujdes dhe të administrohet një proces zgjedhor ku vota të jetë  e paprekshme. Në kushtet kur sot jemi në një betejë me Edi Rama për vjedhjen e votave, nuk besoj që këtë shembull duhet ta japë edhe PD”, tha ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha, depozitoi formularin për rikandidim për një tjetër mandat në krye të Partës Demokratike.

Po ashtu Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë dorëzuar dokumentet për kandidim.

Ndërsa kandidati tjetër Lisandër Hoxha i cili pritej të dorëzonte formularin, ka hequr dorë nga gara.

Lajmin e njoftoi vetë Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa ka thënë se ajo që sot po ndodh në PD është vazhdimi i rrugës së vjetër të mbajtjes peng të garës përmes makinacioneve dhe arrogancës.

Kandidatët për kryetar të PD-së

-Lulzim Basha

-Fatbardh Kadilli

-Edith Harxhi

-Ibsen Elezi

/abcnews.al/