Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Komisioni hetimor diskuton për shkarkim, Meta ia merr valles në Presidencë

schedule12:38 - 21 Maj, 2021

schedule 12:38 - 21 Maj, 2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me anëtarë dhe me përfaqësues të minoriteteve, në Presidencë.

Pas fjalës përshëndetëse të anëtarëve dhe përfaqësuesve, Presidenti Meta i është bashkuar kërcimit më pjesëtarët e kësaj ceremonie.



 

Kujtojmë se këtë të premte po mbahet mbledhja e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe se nuk duhet të jetë i paanshëm.

“Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë”, ka thënë Mërkuri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!