Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëvizja e fundit e Mino Raiolës, Donnarumma drejt kalimit në Spanjë

schedule11:20 - 21 Maj, 2021

schedule 11:20 - 21 Maj, 2021

Mino Raiola vazhdon të punojë rreth së ardhmes së Gigio Donnarumma. Portieri i talentuar i Milanit, ndodhet në vitin e fundit të kontratës, teksa nuk po arrihet marrëveshja e rinovimit.

Kjo për faj të agjentit të tij, i cili ka pretendime të larta financiare. Nga Spanja raportojnë lëvizjen e fundit të Raiolës. AS shkruan se ai ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e “gardianit” 22-vjeçar.

Katalanasit e pëlqejnë shumë titullarin e kuqezinjve dhe të kombëtares italiane, por problemi i vetëm quhet Marc-Andre ter Stegen. Të dy portierët në një skuadër nuk mundet të qëndrojnë.

Askush nuk pranon stolin, kështu që te Barcelona mund të vendosin të nxjerrin gjermanin në merkato, shitja e të cilit pritet të sjellë shumë miliona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!