Kokainë dhe kundërshtim i punonjësve të policisë, 2 të arrestuar në Tiranë

schedule09:51 - 21 Maj, 2021

schedule 09:51 - 21 Maj, 2021

Dy persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar një 18-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit në makinë nga Forca e Posaçme “Shigjetat” iu gjet një sasi kokaine. Po ashtu, pas verifikimeve, rezultoi se i riu e drejtonte mjetin pa leje.

Ndërsa, në pranga është vënë edhe një 37-vjeçar i cili kundërshtoi me dhunë një punonjës të policisë së qarkullimit rrugor. Po ashtu,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, sepse më datë 19 maj tek stadiumi “Dinamo”, 37-vjeçari kundërshtoi me dhunë dhe goditi punonjësin e policisë, kurse tre personat e tjerë kundërshtuan dhe kanosën me fjalë punonjësin  e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!