Në kërkim nga Italia për tentativë vrasje, grabitje e armë, kapet në Tiranë 56-vjeçari

schedule14:34 - 20 Maj, 2021

schedule 14:34 - 20 Maj, 2021

Selman Balla, 56 vjeç, banues në Tiranë është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për disa vepra penale në Italia.

Mësohet se personi në fjalë është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ky shtet e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 56-vjeçari i dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Fast Albania, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses operacionin policor “Linza”, në kuadër të të cilit, në Linzë, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Selman Balla, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistojës/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë../abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!