Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Kosovë. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se kapja e drogës ditën e djeshme erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe SHBA-ve.
Po ashtu, diplomatja amerikane shton se DEA pati një rol të rëndësishëm në këtë goditje kundër trafikuesve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar.
Yesterday’s seizure of 400kg of cocaine is the result of strong cooperation among ?? ?? ?? ??. SPAK & Albanian State Police, with @DEAWashingtonDC, played an important role in this strike against international drug traffickers & organized crime. https://t.co/hHdy3ihcCg
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 18, 2021



