Skënderbeu i afrohet sigurimit të mbijetesës në Superiore, pasi ka mposhtur Apoloninë me rezultatin e pastër 2-0 dhe shfrytëzon edhe humbjet e Kastriotit dhe Bylisit.
Korçarët e zhbllokuan ndeshjen që në fillim me një penallti të diskutueshme, realizuar nga Meksi. Tre minuta më pas Belajdi Pusi realizoi edhe golin tjetër, që qetësoi korçarët.
Dramë për Bylisin, që është mposhtur me përmbysje nga Kukësi. Ballshiotët shënuan të parët me Ntephe, por në pjesën e dytë Eze dhe Limaj arritën të realizonin dy herë dhe i dhanë një goditje të rëndë miqve nga Ballshi. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 34
Kukësi-Bylisi 2-1
Shënues: Eze 67′, Limaj 89′ / Ntephe 14′
Skënderbeu-Apolonia 2-0
Shënues: Meksi 27′, Pusi 30′

89′ Limaj realizoi golin e fitores për Kukësin, ndaj Bylisit
https://streamable.com/2uur6b
27′ Kapiteni Meksi, i Skënderbeut, realizoi në portën e Harizajt. Fierakët protestuan në momentin e dhënies së penalltisë
PENALLTI PËR SKËNDERBEUN
https://streamable.com/ovkcge
14′ Bylisi ka ndëshkuar skuadrën e Kukësit me anë të sulmuesit anësor, Ntephe. Pas një krosi në zonë, nigeriani përfitoi në rrëmujë e sipër dhe realizoi.
https://streamable.com/66wt23

